Termat dhe kushtet e përgjithshme për postim të shpalljeve

Rregullat e shpalljes

Shpallja juaj duhet të vendoset në kategorinë që e përshkruan më së miri produktin apo shërbimin tuaj. Ja disa gjëra që duhet t’i mbani në mend para se ta zgjidhni një kategori:

Shpallja juaj mund të refuzohet nëse nuk është vendosur në kategorinë e duhur.

Është e ndaluar që në një shpallje të vetme të vendosni shumë artikuj që u përkasin kategorive të ndryshme. Ju duhet t’i ndani artikujt sipas kategorive të tyre të duhura.

Shpalljet duhet të shpallen nën seksionin e duhur të llojit të shpalljes. Një lloj i shpalljes përshkruan nëse artikulli i shpallur është për shitje, i dhënë për qera, për blerje apo për ta marr me qera.

Shpalljet e dyfishuara (duplikate)

Nuk ju lejohet të postoni më shumë se një shpallje për të njejtin produkt njëkohësisht. Shpalljet që kanë përmbajtje të njejtë konsiderohen si të dyfishuara(duplikate) dhe do të fshihen.

Linqet dhe rekomandimet

Nuk ju lejohet të përfshini linqe të shpalljeve të tjera apo linqe të faqeve të tjera të ankandeve. Linqet lejohen vetëm në rast se ato referojnë specifikacionet e produktit ose shërbimit i cili gjendet në shpallje.

Fotografitë 

Këto janë rregullat për ngarkimin e fotografive

  • Ato duhet të jenë në lidhje me produktin ose shërbimin që është në shpallje.
  • Nuk lejohet përdorimi i fotografive në më shumë se një shpallje njëkohësisht.
  • Ato nuk duhet të pëmbajnë logo, emra të kompanive, faqe të internetit, ose ndonjë informatë tjetër që mund të interpretohet në përgjithësi si marketing i biznesit.
  • Nuk ju lejohet të merrni fotografi ose video nga shpalljet e tjera pa lejën e shpallësit.
  • Ato nuk duhet të përmbajnë material me të drejtë autoriale si fotografi nga filmat apo nga muzika e mbrojtur.